PRISHTINE- Deputetja e Kosovës që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu kritikoi njerëzit bashkëpartiak, pasi sipas saj ata po sulmojnë lëvizjen nga brenda.

Përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Haxhiu tha se ata duan që të shkatërrojnë shtëpinë për të ndërtuar kasolle.

“Po duket që qëllimi i atyre që po e luftojnë e sulmojnë Lëvizjen Vetëvendosje nga brenda, është që ta shkatërrojnë shtëpinë e madhe të përbashkët para se ta ndërtojnë kasollen e tyre të vogël”, ka shkruar Haxhiu, në llogarinë e saj në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb