Zyra e shtypit të autoriteteve palestineze në Gaza, ka deklaruar se ndërkohë që ndihmat po shterojnë për shkak të mbylljes së kufijve, uria po mbërthen një popullatë tashmë të lodhur

“Mungesa e ndihmës, duke përfshirë ushqimin, suplementet ushqimore dhe vaksinat, ka vënë 3,500 fëmijë në rrezik të vdekjes nga kequshqyerja”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga kjo zyrë.

Më tej i është bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjitha vendeve të botës së lirë që të dënojnë rastin, i cili sipas tyre shkel ligjin ndërkombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: