Kalimi te Borussia Dortmund në formë huazimi ka rezultuar një lëvizje tepër pozitive për Michy batshuayi i cili ka shënuar me ritme të frikshme, duke u vendosur në qendër të vëmendjes. Por nëse gjermanët duan ta mbajnë në skuadër në fund të sezonit duhet të paguajnë një shifër të majme te Chelsea.

Që kur mori vendin e Aubameyang i cili u transferua te Arsenal, Batshuayi ka shënuar 7 gola te Borussia Dortmund, i fundit në fitoren dramatike në fundjavë kundër Eintracht Frankfurrt.

Me këtë formë që po tregon Borussia është e prirur për ta mbajtur në skuadër sulmuesin nga Belgjika por për t’ia arritur këtij qëllimi sipas “Bild” duhet t’i paguajë 60 mln euro Chelsea-s.

Duke parë se verdhezinjtë përfituan 56 mln stërlina nga shitja e Aubameyang ata janë të gatshëm të paguajnë shumën e lartpërmendur pasi Batshuayi ka rezultuar një zëvendësues ideal i sulmuesit nga gaboni.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb