Çlirim Gjata dhe Adriatik Lapaj u përfshinë në një debat në emisionin “Open” në News24, ku është diskutuar lidhur me marrjen të pandehur të ish-Kryeministrit Sali Berisha nga SPAK.
Debati nisi kur anëtari i Kryesisë së PD-së Gjata akuzoi kreun e “Shqipëria Bëhet”, Lapaj, se bën politikën e Edi Ramën duke shtuar se “po synohet të shkohet drejt Lapaj opozitës”.
Kryetari i “Shqipëria Bëhet” duke iu përgjigjur Gjatës tha se “ju ta keni për nder Lapaj opozitën, pasi ju keni atë opozitën rrangallë, që keni vjedhur Shqipërinë. Ju bashkëpunoni me Edi Ramën, ju mbyllët listat bashkë me Edi Ramën, me atë që e quani si të zi, si të nxirë”.
“Mos më aktro mua, as e çaj kokën fare për ty, sa kam parë unë si ty në këto 30 vjet. Pse s’ke firmosur asnjë kallëzim për Edi Ramën, për Erion Veliajn?”, i tha Gjata, duke iu drejtuar Lapajt.
Ky i fudnit në vijim të debatit sfidoi Gjatën duke i thënë nxirr një kallëzim të firmosur nga ti kundra Ramës apo Veliajt. “Unë kam firmosur kallëzime, të sfidoj nxirr a ke firmosur ti ndonjë kallëzim. Ja pra gënjeve”, tha Lapaj.