Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka folur në një lidhje telefonike për Neës24 duke dhënë mendimin e tij si ekspert se çfarë ndodh pasi Presidenti i Republikës ka shfuqizuar dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.


Kume tha se e vetmja mundësi që dekreti i Presidentit (që pritet të hënën), të atakohet është në Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk është funksionale. për shkak të kësaj situatën, ky dekret mbetet vetëm të zbatohet.

“Pasi pres i republikës të dekretojë shtyrjen e zgjedhjeve dhe besoj se këtë akt do ta firmosë ditën e hënë bashkë me arsyetimin juridik. Ky dekret ka vetëm një mundësi për t’u atakuar dhe ky është në Gjykatën Kushtetuese. Në kushtet kur nuk është Gjykata Kushtetuese, mbetet që ky dekret të zbatohet.
Në qoftë se do t’i referohemi po prapë Gjykatës Kushtetuese që ka trajtuar në dy raste në vendimet që merr presidenti i republikës, ajo e fundit në shkurt 2002 përcaktohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese se mund të ankohen në Gjykatën Administrative të Apelit, aktet individuale me karakter administrativ. Në këtë rast nuk është dhe si i tillë nuk mund të shqyrtohet në gjykatën administrative të apelit”, deklaroi Kume.


(m.k/BalkanWeb)