ITALI- Vijon drama e mbytjeve në det të emigrantëve afrikanë të cilët përpiqen të mbërrijnë në Europë. Sipas mediave ndërkombëtare të cilat i referohen organizatës “Save the Children”, rreth 40 emigrantë afrikane kanë gjetur vdekjen ditën e sotme në kanalin e Sicilisë.


Të mbijetuarit mësohen të kenë thënë se emigrantët ranë në det kur varka me të cilën udhëtonin nisi të fusë ujë, përpara se drejt tyre të nisej një anije shpëtimi.


Të mbijetuarit janë dërguar drejt qytetit të Katanias ku dhe do të trajtohen me tej.


Rreth 1 750 njerëz kanë vdekur këtë vit duke u përpjekur për të kaluar Mesdheun, 20-fish më shumë se të njëjtën periudhë në vitin 2014.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb