GJIROKASTËR- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi është kapur në flagrancë dyke transportuar tre klandestinë.

I arrestuari është Bruno Marki, banues në Gjirokastër.  Arrestimi i tij u bë në aksin Gjirokastër-Kakavijë. I riu kishte futur brenda makinës tip “Benz” tre klandestinë me qëllim trafikimin e tyre.

“Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, që hyjnë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Bruno Makri, 21 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavie, në vendin e quajtur Kordhocë, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip “Mercedes-Benz”,me targa AA 268 AL, tre shtetas të huaj nga vendet MENA. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 298 i Kodit Penal.”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb