Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohen për dhënie të ndihmës në mënyrë të paligjshme të disa klandestinëve sirianë. Burime zyrtare thanë se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet K.N., 25 vjeç, dhe shtetasi M.F., 23 vjeç, te dy banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Mulliri i artë” janë kapur në flagrancë me automjetin tip Benz duke transportuar 5 shtetas të huaj sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb