Gazetari Osman Stafa ishte i pranishëm në emisionin “Kjo Javë” në Neës24 ku ka folur për nismën e nisur 5 vjet më parë “Po të vjen një Kartolinë”. Stafa ka rrëfyer për moderatoren e emisionit, Nisida Tufa, se kjo nismë ka bërë të lumtur 2 mijë fëmijë, banorë të zonave rurale të vendit.
“Është nisma më e bukur dhe më e përzemërt e çdo fundviti, të gjithë kemi pasur ëndrra për të marrë diçka për fundvit. Kur diferencoheshim nga të tjerët për fundvit nuk më pëlqente që dikur nuk merrnin të gjithë dhurata.
Nisma ka nisur menjëherë pas situatës së tërmetit, pasi pamë emocionet e fëmijëve ne nuk u ndalëm kurrë më, ne kemi pikë synimi shkollat e fshatrave,. Fshati i fundit që kam qenë ka qenë fshati i Bushtricës dhe në Grykë Çaji të Kukësit. E dinin që ne do shkonim, kishin parë nismën tonë. Atje nuk përjetohen festat atje siç përjetohen në qytet. Kur fëmijët rriten me këtë frymë të të dhuruarit edhe ata rriten me këtë frymë për të bërë diçka të tillë. Gazetarinë e kam shfrytëzuar për rolin në nismën humanitare, madje edhe një top futbolli i ka bërë fëmijët që t’iu shndrijnë sytë.
Historia më prekëse, kjo gjë nuk futet shumë te bamirësia, unë kam një nismë ku gjithsecili prej nesh të angazhohen në këtë nismë.
Më kujtohet historia e një djali nga Librazhdi që më afrohet dhe më kërkon një top dhe kur po lexoja emrat e dhuratave tek emri i tretë i qëlloi topi djalit që e kërkoi, dhe rasti tjetër është një djalë që donte një kostum me Tomin dhe Xherrin edhe atij kostumi që donte i qëlloi. Gëzimi i atyre fëmijëve është i pakrahasueshëm. Unë besoj në zot këtë nismë e kam amanet, gjithë rrugëtimin tim e bazoj te ndërgjegjja dhe dinjiteti, nuk bëj Pazar me to. Hajde bashkohu me, kjo është një thirrje për të gjithë, bëhu pjesë, na shoqëroni.
Janë shumë ndihmues, janë shumë solidar pjesë e kësaj nisme janë bashkuar edhe gjyshër. Kam pasur solidaritet edhe nga shumë kompani, kam pasur solidaritet dhe nga Zamir Mata, një qytetar më ka vendosur në gatishmëri automjete për të shpërndarë dhuratat. Këtë vit deri më tani kemi shpërndarë rreth 2000 dhurata. Nuk kam një sfidë te kjo nismë, infrastruktura është pak pengesë do të doja të kisha më shumë ambiente, të kisha ndihmesë në pjesën e transportit.
Besoj se për gjërat që bëj, babi im do të ndihet krenar! Edhe stafi më ndihmon, presim që të bëjmë dhurata për 200 fëmijë jetimë në Elbasan, presim të plotësojmë dhurata për fëmijët që vuajnë nga leucemia dhe po ashtu do të mblidhen dhurata për fëmijët e Pediatrisë në Elbasan. Fëmijët janë më të bukurit e botës e meritojnë ta jetojnë fëmijërinë e tyre ashtu siç duhet”, tha gazetari Stafa.
(BalkanWeb)