Një i moshuar i cili po udhëtonte me motoçikletë ka mbetur  plagosur pasditen e kësaj të premte në Korçë.

Sipas informacioneve nga gazetarja Lorena Kodra, ngjarja është regjistruar në zonën e unazës në qytet.

Teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të detajeve, i moshuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: