Një aksident ka ndodhur në lagjen e “Pazarit të Vjetër”, në Gjirokastër, me pasojë plagosjen e një turisteje angleze. Policia sqaron se turisti spanjoll C. L., 26 vjeç, ka goditur kalimtaren 32-vjeçare nga Anglia, e cila është dëmtuar në këmbë.

Informacion paraprak.
Njoftohemi se në zonën muzeale, lagja “Pazar i Vjetër”, Gjirokastër, mjeti tip “Honday”, me drejtues shtetasin C.L(Shtetas Spanjoll), 26 vjeç, ka goditur kalimtaren shtetasen J.S(Shtetase Angleze), 32 vjeçe.

Për pasojë shtetasia J.S. është dëmtuar në këmbë, e cila është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër për mjekim. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbarjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb