Bisedimet telefonike midis Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin pritet të ndodhin brenda “ditëve dhe javëve të ardhshme”, u shpreh këshilltari i ardhshëm i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Michael Waltz.

Telefonata pritet të shërbejë si bazë për negociata të mëtejshme dhe një takim personal midis Trump dhe Putin, tha Waltz për ABC News të dielën.

“Ne nuk kemi vendosur një kornizë të saktë për të, por ne jemi duke punuar për këtë. Por unë pres një telefonatë të paktën në ditët dhe javët në vijim. Ky do të jetë një hap dhe ne do ta bëjmë”, tha Waltz.

Zyrtari i lartë i ardhshëm nuk ka dhënë asnjë vlerësim se kur do të zhvillohet takimi mes dy liderëve, duke thënë vetëm se janë duke u bërë përgatitjet.

Më parë, Trump tha se një takim me Putinin ishte duke u përgatitur, duke sinjalizuar se nuk do të materializohej deri pas inaugurimit të tij më 20 janar. Moska ka sinjalizuar vazhdimisht gatishmërinë e saj për të komunikuar edhe me presidentin e ardhshëm të SHBA-së, duke vënë në dukje megjithatë se detajet e sakta se kur dhe ku do të zhvillohej takimi nuk janë sqaruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb