Trajneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino, ka folur në konferencën e fundit për shtyp në prag të takimit të nesërm kundër Liverpulit, që do të vlejë dhe trofeun prestigjioz të Ligës së Kampioneve. Argjentinasi ka vlerësuar në maksimum trajnerin Klop dhe Liverpulin, por thekson se skuadra e tij është gati për këtë sfidë.


“Udhëtimi për në finale ka qenë i pabesueshëm. Ka qenë një kënaqësi të menaxhoj këtë grup lojtarësh. Jam kaq krenar, kemi punuar kaq ngushtë dhe ata kanë pranuar gjithçka nga stafi. Jemi gati, nesër jemi në fushë për të vrapuar, për të konkurruar dhe për t’u argëtuar. Po erdhe në finale, edhe duhet ta fitosh. E respektojmë kundërshtarin, Liverpuli është një skuadër e madhe. Edhe më parë kanë qenë në finale. Meritë e plotë për Klop, kanë një klub dhe një grup futbollistësh të pabesueshëm”.


“E admiroj Jurgenin shumë. Është një shembull shumë i mirë. Ndoshta ka qenë pak pa fat, por është hera e tretë që vjen në një finale. Është gjëja më e vështirë. Ndonjëherë universi është me ty, ndonjëherë kundër teje. Por, rruga për të ardhur deri në finale të Ligës së Kampioneve është gjëja më e rëndësishme dhe më e vështirë njëkohësisht”.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb