Maurisio Poçetino tha pas humbjes me Interin se ishte ndeshja më e mirë për këtë sezon për Totenhamin. Gjithsesi, tekniku i Totenhamit i qëndronë fjalëve të tij dhe mbron lojtarët, duke u shprehur: “Jam i lumtur me paraqitjen e skuadrës, kemi dominuar deri në fund, por është kaq mizore”, tha Poçetino për “BT Sport”.
“Për mua ishte performanca më e mirë e sezonit. Unë jam i kënaqur me lojtarët, por jam i zhgënjyer dhe i të mërzitur, pasi meritonim më shumë. Ne kemi bërë vetëm një gabim dhe kemi paguar për atë gabim, ndonjëherë edhe nuk ndëshkoheni, por në ndeshjet e fundit ne kemi qenë të ndëshkuar për gabimet tona”, shtoi Poçetino.
(BalkanWeb)