Trajneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino, është intervistuar nga televizioni spanjoll TV3, ku ka prekur disa nga çështjet dhe padyshim, ajo më me interes për tifozët ka qenë merkatoja, pasi londinezët ishin klubi i vetëm i madh që nuk afroi asnjë lojtar verën dhe dimrin e shkuar.


“Gjatë këtyre viteve skuadra është përforcuar gjithsesi, por kemi kursyer shumë para gjatë dy viteve të fundit duke qenë se nuk kemi blerë asnjë lojtar. Tani kemi mundësinë ekonomike për të përforcuar ekipin. Totenhemi ka nevojë për lojtarë të rinj dhe do i sjellim. Unë te Real Madridi? I kisha premtuar Totenhemi se nuk do të lëvizja. Sigurisht që të drejtosh një klub të madh si Reali është një ëndërr, sikundër një ditë të kthehem në Argjentinë apo tek Espanjoli. Gjithsesi, për momentin jam i përqënduar vetëm te Totenhemi”.


(Balkanweb)