Moment aspak i mirë për Totenhemin, që pas një nisjeje të ngadalë në Premier Ligë, është poshtëruar 7-2 nga Bajerni i Mynihut në Champions League, ndaj stoli i argjentinasit Mauricio Poçetino ka nisur të lëkundet fort, por vetë trajneri ka përgënjeshtuar në një konferncë për shtyp në mënyrë kategorike çdo mundësi për largimin e tij nga drejtimi i skuadrës:

“Jam këtu prej pesë vitesh e gjysmë dhe në çdo konferencë më keni pyetur për të ardhmen time. Shpresoj që ta kërkoni ende, kështu do të më gjeni këtu edhe për 5 vite të tjera. Ndjej se kam mbështetjen e plotë të skuadrës, nuk kam dyshime te lojtarët, ata japin gjithnjë maksimumin. Në radhë të parë luajnë për veten e tyre, familjet, më pas për klubin dhe stafin teknik. Gjysmëorëshi i parë ndaj Bajernit ishte më i miri i sezonit, tani duhet vetëm të gjejmë ndjesitë pozitive dhe të vijojmë punën. Mos ta bëjmë dramë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb