Mauricio Poçetino i rikthehet edhe njëherë dallimeve mes Totenhemit të tij dhe Mançester Sitit të Pep Guardiolës e Liverpulit të Jurgen Klopit, teksa vë në dukje, se ndryshe nga homologët e tij, argjentinasi nuk ka asnjë pushtet në emrat që hyjë dhe dalin nga “Spursat”.

“Te Totenhemi, te Çelsi dhe tek Arsenali nuk është liria që Pep Guardiola dhe Jurgen Klop kanë te Mançester Siti dhe Liverpuli. Pep ka kontrollin total të merkatos te Siti, është një model ndryshe drejtimi krahasuar me Totenhemin dhe shumë klube të tjera. Të shesësh lojtarë, të vendosësh dhe ofrosh kontrata, të blesh lojtarë, varet totalisht nga trajnerët në rastin e Pep dhe Klopit. Gjërat nuk janë kështu në klubet e tjera. Fuqia e presidentit tonë, Daniel Levi, nuk është në duart e mia. Natyrisht që kërkohet mendimi im, por vendimin e merr Daniel. Unë i dua në ekip Kejn apo Erikesin, por nuk vendos unë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb