Në fund të finales së humbur kundër Liverpulit, trajneri i Tottenhamit Mauricio Pochettino dha një intervistë për mikrofonin e “Rai” dhe i uroi djemtë e tij, pavarësisht humbjes:

“Ne duhet të ndihemi shumë krenarë për punën tonë, në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë, nuk është e lehtë të luash kundër një skuadre që po ecën kaq mirë, e filluam finalen nën presionin e rezultatit 1-0, ishte një situatë e vështirë, por ne jemi krenar për tifozët dhe ne duhet të jemi optimistë për të ardhmen “.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb