Largimi nga Tottenham ishte një goditje e rëndë për Maurizio Pochettino. Aspak suprizë, por mënyra se si erdhi ka lënë një shije të hidhur te trajneri argjentinas. Gjithsesi, ky zhgënjim do të kalojë shumë shpejt, pasi tekniku nuk do të qëndrojë gjatë pa punë. Të sigurta për këtë janë mediat gjermane.


1 Gettyimages 1181088854
1 Gettyimages 1181088854

Edhe më parë në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Bayern Munich, tashmë kuotat e tij janë rritur ndjeshëm. Madje aventura e re e Pochettino me gjigandët e Bundesligës pritet të nisë që në muajin janar. Argjentinasi plotëson të gjitha kushtet e klubit bavarez: i ri, i talentuar dhe ambicioz. Edhe vetë trajneri, nëse më parë kishte dyshimet e tij, tashmë është i bindur se pankina e skuadrës gjermane është zgjedhja e duhur.


Tottenham Hotspur V Bayern Munich Uefa Champions League Group
Tottenham Hotspur V Bayern Munich Uefa Champions League Group

Bayern Munich do t’i lejonte atij të qëndronte në skenën e madhe të futbollit europian, ndërsa do shërbente edhe si një mundësi e shkëlqyer për të marrë revanshin. Marrëveshja është ende larg, por palët kanë vendosur kontaktet e para dhe sipas projektimeve të mediave gjermane nuk do të ketë probleme deri në vendosjen e firmave në kontratë.
(balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb