TIRANE
“Poetët jetojnë gjatë” me këtë lajtmotiv është zhvilluar mbrëmja poetike në nder të ditës së lindjes të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare
Një ndërthurje e poezisë, muzikës dhe artit vizual erdhi për pjesëmarrësit mbrëmjen e së martës, në hollin e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu ” në Durrës.
Janë 16 poezi të përzgjedhura nga krijimtaria e figurës së pazëvendësueshme të letërsisë shqipe Ismail Kadare thotë drejtuesja e Qendrës Kulturore, Alketa Tragaj.
Aktiviteti u mirëprit nga artdashësit e shumtë, që ishin të pranishëm, në këtë mbrëmje poetike në nder të Ismail Kadaresë.