Vetëm disa muaj më parë u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, poeti dhe autori i një sërë këngëve, Jorgo Papingji.
Papingji ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivali i Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014.
Ai është emëruar “Mjeshtri i Madh”. Jorgo Papingji ka shkruar mbi 4000 këngë.
Këtë emër të madh të artit në Shqipëri e solli në kujtesë Ilir Çumani me një librin dedikuar krijmtarisë së Papingjit, “Mes jush jetoj”.
“ Përveç krijmatirisë së Jorgos në këtë libër ka dhe një kapitull ku emra të shquar të artit, analistë, politikanë apo studiues kanë shënuar mbresat e tyre duke zbuluar dhe anën njerëzore të këtij personaliteti të artit kulturor në vendin tonë.
Jam impenjuar që ky libër të përfundoj në një kohë rekord dhe të vij te lexuesi në një ditë simbolike si është 20 maji “Dita e Jetimëve në Shqipëri”. Këtë ditë na ju kushtuam poetit shumë të dashur Jorgo Papingji pasi ka një lidhje organike me kauzën e fëmijëve jetimë”- tha Çumani në News24.
(Balkanweb)