Paul Pogba, mesfushori i Juventusit, ka folur për ESPN, duke u ndalur në tema të ndryshme. Ai premton mes të tjerash, se pas rikthimit në fushë nga pezullimi për shkak dopingu, do të bëjë maksimumin.

“Do të jetë një Pogba tjetër: më i uritur, më i zgjuar  dhe më i fortë. Jam stërvitur dhe jam gati të rikthehem në normalitet në vitin 2025. Kam vetëm një dëshirë, të luaj futboll”.

Kush do ta fitojë Champions League? “Shpresoj që Juventusi. Ka 1% mundësi, si të gjitha skuadrat”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb