Divorci mes Pol Pogbas dhe Mançester Junajtidit është një hipotezë që po bëhët gjithnjë e më shumë konkrete. Sipas asaj që shkruan “AS”, mesfushori francez nuk ka pranuar të udhëtojë me ekipin në turneun aziatik dhe i ka kërkuar klubit të mos pengojë kalimin te Real Madrid, me të cilin ka gati një akord prej 12 milionë eurosh neto në sezon. Dëshira e ish-lojtarit të Juventusit, që ka një kontratë deri në vitin 2021 me “Djajtë e Kuq”, është që të punojë me patriotin e tij, Zinedin Zidan, për të cilin gjithnjë është shprehur me vlerësim dhe admirim.

As Pogba
As Pogba

Vetë Zidan sheh e Pogba një lojtar rreth të cilit mund të ndërtojë një cikël të ri fitues. Sidoqoftë, tratativa nuk paraqitet e lehtë. “Djajtë e Kuq” nuk bëjnë ulje çmimi dhe nuk e lënë të lirë Pogban pa 150 milionë euro. Një rol vendimtar do të kishte dhe futja në tratativë e Gareth Bejlit. Uellsiani kërkon të lërë madrilenët dhe mund të futet si pedanë shkëmbimi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: