Pas një vere të kaluar si protagonist në merkato dhe të veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, Paul Pogba kthehet sërish në qendër të projektit për të ardhmen e Manchester United. Vetëm pak javë më parë, Juventus dhe Real Madrid ishin gati të bënin gjithçka për të marrë shërbimet e mesfushorit, tashmë I detyruar të ndryshojë faqe dhe të përqëndrohet te “Djajtë e Kuq”. Në fakt, është vetë klubi anglez që kërkon ta blindojë, duke i ofruar një rinovim të kontratës, me shpresën që të mjaftojë për të larguar mesfushorin francez nga merkato. Lajmi bëhet I ditur nga “Times”.

Paul Pogba Juventus Real Madrid Gfx 15240lptt7xpy1bksazuzvqmjk
Paul Pogba Juventus Real Madrid Gfx 15240lptt7xpy1bksazuzvqmjk

Duke qëndruar në raportimin e të përditëshmes britanike, Manchester United ka filluar takimet me menaxherin e futbollistit Mino Raiola, ndërsa bisedimet për shtyrjen e afatit të kontratës që skadon në vitin 2021, duke se po shkojnë në linja pozitive. Kjo për shkak të termave financiarë të ofertës nga ana e klubit anglez, që shkojnë shumë larg përfitimeve aktuale të Paul Pogba, që arkëton 17 milion euro neto në vit. Janë pikërisht financat që afrojnë palët dhe sipas gazetës angleze akordi është shumë pranë dhe për këtë arsye, si Juventus ashtu edhe Real Madrid duhet të tërhiqen përfundimisht nga gara e fortë në merkato.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb