Paul Pogba ka dhënë një intervistë të shkurtër, por kuptimplotë përsa i takon disa çështjeve të rëndësishme që e rrethojnë atë kohët e fundit.

Fillimisht francezi për “Sky Sports” komentoi mundësinë e transferimit te Barcelona: “Është folur shumë, por unë kam një kontratë me United. E ardhmja ime për momentin është te Manchester, kam një kontratë, për momentin luaj aty, por kush e di se çfarë mund të ndodhë në muajt e ardhshëm.”

Me tej 25-vjeçari hedhë poshtë raportimet se marrëdhëniet e tij me Jose Mourinho-n janë përmirësuar. Ai u shpreh ftohtë:

“Kemi një marrëdhënie trajner-lojtar, vetëm kaq. Një gjë mund t’ju siguroj: do të jap gjithmonë 100%, nuk ka rëndësi se kush është trajneri, unë do të jap gjithmonë më të mirën time për United.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb