Manchester United është ndaluar në javën e dytë të Premier League, duke barazuar 1-1 me Southampton. Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët kaluan në avantazh nga një gol i shkaktuar nga mesfushori brazilian i United, Fred.
Në pjesën e dytë skuadra e Solskjaer arriti të reagonte duke gjetur golin e barazimit me Grenëood pas një asisti të Pogba. Rekord më vetë ky i francezit, i cili arrin shifrën e 5 asisteve në dy ndeshje. Por pjesa tjetër ishte pa shumë histori me të dyja skuadra që ndajë nga një pikë.
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, nuk ishte i grumbulluar me skuadrën e re për arsye teknike, ndërsa Solskjaer la përsëri në stol dy blerjet e reja Varane dhe Sanchon, me këtë të fundit që u aktivizua vetëm në minutën e 59-të të takimit.
Në sfidën tjetër, Tottenham u tregua cinik, teksa i mjaftoi vetëm 1 gol i shënuar nga Dele Alli me penallti për të marrë tri pikë e radhës. Ndeshja nisi me gol që në minutën e 9-të, por përfundoi e tillë dhe Spurs shkojnë me 3 pikë në shtëpi.
(BalkanWeb)