Një ditë në Spanjë një tjetër në Angli. Fernando Felicevich, agjenti i Arturo Vidal, është duke vlerësuar tregun, mbi të gjitha kërkesat për “luftëtarin” e tij. Felicevich dëshiron ti dhurojë një aventure të re Vidal. Krejt ndryshe paraqitet situata për Pogba. Sipas “Daily Mail”, Man.City ka bërë një hap pas, duke e vlerësuar si të ekzagjeruar kërkesën e Juventusit, 100 milionë euro për kartonin.

E përditshmja britanike i referohet edhe fjalëve të Marotta-s: “Nuk i shesim pjesët tona më të rëndësishme, të paktën jo nëse nuk na kërkojnë lojtarët të largohen. Ndër të tjera nuk kemi nevojë ti shesim, prandaj nuk kemi ndërmend ti bëjmë ulje askujt”. Pra kush dëshiron të blejë Pogba, duhet të paguajë minimumi 80 milionë euro, ndërsa për Vidal 30-35 milionë euro.

Drejtori i “Zonjës së Vjetër” ka vendosur dhe një afat për vlerësimin e ofertave, 31 korrik, çdo ofertë që vjen pas kësaj date nuk do të merret parasysh pasi nis pjesa më e rëndësishme e fazës përgatitore.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb