Pogba-Zidane nuk e kanë fshehur kurrë simpatinë për njëri-tjetrin, të dy palët dëshirojnë që të bashkohen, këtë verë parashikohet shansi i fundit që Pogba të transferohet te Real Madrid. Dy “gjelat” francez shfrytëzojnë çdo mundësi për tu takuar, kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku pushimi i ardhur nga aktivitet e kombëtareve ka bërë bashkë në Dubai, Zidane dhe Pogba.

Pogba
Pogba

“Mirror” ka publikuar një foto ku Pogba dhe Zidane shihet nën shoqërinë e njëri tjetrit në bregdetin e Dubait. E përditshmja britanike shkruan se Pogba do të bëj gjithçka është e mundur për tu transferuar në Madrid verën e ardhshme. Reali insistoj deri në fund për të transferuar francezin por Man.United vendosi veton duke bërë që ky transferim të dështoj. Negociatat priten të hapen sërish në fund të këtij sezoni me presidentin Florentino Perez i cili pritet të paraqes një tjetër ofertë zyrtare për ti plotësuar më në fund dëshirën trajnerit të tij. Për Pogan dhe për këtë tratative do të flitet shumë gjatë gjithë sezonin pasi gjërat mund të ndryshojnë shumë dhe shpejt, Juventus gjithashtu nuk ka ndërmend të dorëzohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb