Nga ELTON DONO*

POGRADEC – Dhjetra gra e vajza pogradecare janë detyruar sot të ikin nga sytë–këmbët, të fyera, pa mbaruar mirë një aktivitet për të ndalur pikërisht dhunën ndaj grave në stadiumin e qytetit.

Në prag të ndeshjes Pogradeci – Dinamo, në stadiumin e Pogradecit u organizua një aktivitet sensibilizues kundër dhunës ndaj gruas. Në të morën pjesë dhjetëra gra e vajza, që qëndruan në stadium vetëm disa minuta, sepse u detyruan të largohen për shkak të tifozëve meshkuj që nisën të shajnë në kor, arbitrin e ndeshjes.

Se çfarë kanë sharë, vështirë të thuhet, por edhe një herë tjetër tregohet qarte se stadiumet shqiptare nuk janë vende për gra e fëmijë dhe të pretendosh se aty mund të kërkosh të luftohet dhuna ndaj femrave, është më shumë se sfidë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb