POGRADEC – Digjet automjeti i bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës tre të mëngjesit të sotëm, kur automjeti në pronësi të shtetases Adriana Shkëmbit, ishte parkuar pas pallatit ku ajo banon. Sipas banorëve të zonës, fillimisht është dëgjuar një shpërthim dhe më pas makina tip “CITROEN” me targë PG 5933 B është përfshirë nga flakët.
Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth kësaj ngjarje, ndërsa ka nisur hetimet duke sekuestruar automjetin për ekzaminime të mëtejshme.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: