POGRADEC

Kryeministri i vendit,Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në qytetin e Pogradecit. Ai si çdo herë tjetër edhe sot nuk ka kursyer ironitë dhe sulmet ndaj opozitës së bashkuar.

Shefi i qeverisë theksoi se largimi i opozitës nga parlamenti është shenjë e qartë se ata kanë frikë nga reforma e ndërmarrë në fushën e drejtësisë. Sipas kryeministrit, opozita është kundër hapjes së negociatave duke shtuar se ata e dinë shumë mirë se çfarë i pret me kapitujt 23-24.

“Në 30 qershor, Shqipëria nuk kthehet kurrë më mbrapa. Kjo është një fushatë që në një aspekt është shumë e thjesht, aty ku kemi qeverisur për katër vjet nuk kemi nevojë të themi shumë fjalë, pasi janë punët që flasin vetë.

Në qytet nuk jemi futur këtu, sepse ky derdimeni që keni këtu e ka mendjen për të bërë pallate dhe nuk ka sjell asnjë projekt që ne mund ta mbështesnim. Bashkia ka një sërë gjerash që duhet dhe do t’i bëjë vetë. Ishim në  rrugë një çetë e vogël atje, grupe të shpërndara në rrugë, që dalin në rruge dhe të kujtojnë ato grupe të vogla të enverizmit në ’90 kur dilnin për të frenuar të pafrenueshmen,  demokracinë. Sot  këta dalin për të frenuar drejtësinë, por nuk do ta frenojnë dot.

Pse ne nuk lëshuam asnjë milimetër  për ta. Zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor dhe këtë nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores. Ky është një film që e kemi parë, por kjo është një seri e re. kanë djegur mandatet dhe kanë marrë molotovët.

I kanë hipur kalit mbrapsht, por Edi Ramën nuk e mundin dot me vota.  Zgjedhjet ata i kanë si objektiv, sepse duan të marrin peng dhe po bëjnë çmos që negociatat të mos hapen. Edhe përgjimet që dolën, dolën nga valixhja e mbyllur. Sipas përgjimeve duhet të ishin provuar a kanë apo s’kanë lidhje në realitet provat.  Ne kurrë nuk e kemi shikuar drejtësinë si parti politike, për ne drejtësia duhet të jetë një dhe e barabartë për të gjithë. Hapen valixhet, nxjerrin përgjimet. Dhe duan të bëjnë këtë popull për budalla.  Duan ta bëjnë këtë vend zhele, sepse ata e dinë se çfarë vjen”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: