TIRANE – Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka rinisur edhe gjatë ditës së sotme aksionin për prishjen e ndërtimeve në aksin Pogradec-Lin, në kuadër të planit rehabilitues të kësaj zone.

Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ku sipas INUK vetëm sot janë prishur 4 godina disa katëshe. Ndërkaq nesër pritet të bëhet shembja me lëndë eksplozive e një ndërtese 6 katëshe, ku gjatë këtyre ditëve INUK ka punuar për hapjen e gropave dhe vendosjen e sasisë së eksplozivit.
Sipas INUK, nesër parashikohet të shemben me shpërthim të kontrolluar disa godina të tjera.

Në aksionin e djeshëm të INUK, policia ka ndërhyrë duke nxjerrë me forcë nga banesa 20 pjesëtarët e familjes Brahja, që qëndronin të ngujuar.
Ata ishin ngujuar dy ditë më parë, duke kundërshtuar prishjen e objektit në të cilin jetonin, si dhe kishin lokalin.

Pavarësisht akuzave dhe kundër akuzave mes mazhorancës dhe opozitës, INUK shprehet se do vijojë aksionin e nisur përgjatë vijës liqenore në qytetin e Pogradecit, për ta çliruar këtë zonë nga të gjitha ndërtimet pa leje.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: