Policia e Pogradecit ka identifikuar autorin e automjetit i cili përplasi për vdekje një 55-vjeçar mbrëmjen e së dielës në fshatin Mëmëlisht, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, i cili është shtetasi me iniciale D. J., 29 vjeç.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit.
Rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë. Vijon puna për kapjen e 29 vjeçarit.