POGRADEC– Kryetari i Partise Socialiste te Slabinjes, Xhevat Bego ka bërë dencim në polici, pasi sipas tij është kanosur nga vëllai i kandidatit të Partisë Demokratike, Eduard Kapri.

Sipas Begos, kanosja ka ardhur pasi ai ka bërë denoncim në polici për tentativë të blerjes së votave nga njerëz te kandidatit te Partisë demokratike, Eduart Kapri ne komunën Proptisht.

Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, pasi pretendohet se ka raste të ngjashme edhe në qendrën e Pogradecit.

REAGON KANDIATI I PD, KAPRI: PRETENDIME TË SAJUARA NGA NJË I MOSHUAR

Pas pretendimit për kanosje nga Kryetari i Partisë Socialiste te Slabinjes, ka reaguar edhe kreu i PD Eduart Kapri. Nëpërmjet një reagimi në Facebook ai përgënjeshtron rastin, duke thënë se ato atë janë pretendime të sajuara nga një i moshuar.

‘’Përgënjeshtroj deklaratat e rreme të denoncuesit dhe pretendimet e sajuara të një njeriu të moshës së tretë.
Votëblerja nuk është karakteristikë e PD dhe e të djathtëve, por praktikë e kthyer në sistem e LSI-së.
Një LSI e dëshpëruar përballë humbjes së thellë dhe të sigurt.
Pogradecarë, distancohuni nga “gangrena” politike qe po përpiqet t’i marrë frymën vendit dhe kombit.
Bashkëqytetarët e mi, distancohuni nga njerëzit e errët dhe kulisat e korrupsionit qeverisës.’’ – ka shkruar Kapri në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: