POGRADEC- Në kuadër të luftës kundër informalitetit në tregun e pounës, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit qendror dhe rajonal të Insitutit të Sigurimeve Shoqërore, ku dhe ka kërkuar një angazhim më të madh të tyre në luftimin e punës së zezë dhe shtimin e kontributorëve në skemën e pensioneve. Në fjalën tij ministri Klosi ka kërkuar një bashkëpunim më të madhe të të gjithas strukturave shtetërore për të evidentuar dhe nxjerrë nga puna e zezë çdo punëtor dhe ta futur atë në skemë.

“Doja ti bëja një kërkesë secilit prej jush që të keni një bashkëpunim shumë më të ngusht me inspektorin e punës, me përfaqësuesit e zyrës së tatimeve për te pasur gjithmonë e më shumë një kontributim të secilit punëmarrës në skemën e pensioneve”, tha ministri Klosi.

Gjithashtu ai ka kërkuar që një vëmendje e madhe tu kushtohet edhe atyre bizneseve që vazhdojnë të shkelin ligjin dhe të punësojnë persona të pasiguruar. “Sëbashku me zyrat e inspektoriastit të punës të kemi një informacion të sakte për ata punëdhënës që afrojnë punësim jokorrekt për qytetarët shqiptar. Ne duhet të kontribuojmë të gjithë së bashku në luftën kundër inmformalitet në heqjen e punëtorëve nga puna e zezë dhe nga skllavëria e punës. Dhe për këteë ju keni një dorë shumë të madh te informimi i qytetarëve, të marrëdhënieve me publikun që njerëzit të kuptojnë sesa e rëndësishme është çdo ditë e punes së tyre e deklaruar në sistem”, – shtoi Klosi.

Vëmendje në fjalën e tij, ministri Klosi i kushtoj edhe shtimit të numrit të kontributorëve në skemën e pensioneve për ata që jetojnë në fshat. Sipas tij është përgjegjësi e ISSH-së dhe punonjësve të saj në çdo rajon dhe zonë sadoi e largët që të jetë për të ndërgjegjësuar fermerët që të futen në skemë dhe të derdhin kontribute opër pension, pasi kjo do jete në të mirë të së ardhmes së tyre në momentin që do ndërporesin marrëdhëniet me punën. “Problemi i madh është ai shtimit të skemës së kontributit vullnetar në fshat. Ajo funksionojë në mënyrë të shkëlqyer vitin e shkuar dhe tani kemi një pengesë apo frenim dhe kjo është e papranueshme dhe kjo është komplet përgjegjësi e juaj. Ndaj ne do kemi një vlerësim të performancës tuaj. Sistemi juaj nuk është sistem pritës ndaj duhet të jeni më aktiv në këtë detyre”, – tha ministri.

Gjithashtu në kuadër të luftës kundër informalitetit ministri është ndalur edhe te procesi i faljes së gjobave dhe mbledhjes së detyrimeve të tjera. Sipas tij tani që ligji ka hyrë në fuqi është detyrë e institucioneve shtetërore që të mbledhin kontributet e padeklaruara dhe të arkëtura nga bizneset për punonjësit e tyre. “Një problem tjetër kemi problemin e zbatimit tw ligjit të faljes së gjobave. Në shtator duhet të ishte mbyllur raporti juaj pëer bizneset që ndikoheshin nga ky problem. Kemi sot plotë 11 miliard lekë të padredhura në skemën  e pensioneve. Dhe ky është një problem që duhet patjetër  të marri vëmendjen tuaj”, u shpreh Klosi.

KLOSI INSPEKTON NJË TERREN TË RI SPORTIV NË KORÇË: I SHËRBEN KOMUNITETIT ROM E EGJIPTIAN

Gjatë turit të tij në juglindje të vendit, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka inspektuar një terren të ri sportiv që i është shtuar qytetit të Korçës. Klosi tha se kjo qendër i shërben të gjithëve.

“Kjo qendër i shërben të gjithëve. I shërben komunitetit rom dhe egjiptian. I shërben integrimit të këtyre komuniteteve. Kemi politikë të qartë dhe për arsimin profesional”, u shpreh Ministri Klosi.

(el.sp/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb