POGRADEC – Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili akuzohet për kundërshtim dhe fyerje të punonjësve të policisë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Leksi Myftaraj, 40 vjeç, banues në Pogradec.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Leksi Myftaraj, 40 vjeç, banues në Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, dje në lagjen nr 1 në Pogradec, ka fyer për shkak të detyrës dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së Policisë, gjatë kohës kur këta të fundit, kanë qenë në shërbim.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: