Një shtetas, i dyshuar se ishte në gjendje të dehur, ka thyer xhamat e një salloni bukurie në lagjen nr. 2 të Pogradecit.

Salloni ishte mbyllur në momentin e incidentit. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shkuar në vendngjarje për të kryer të gjitha procedurat, ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

I dyshuari është shoqëruar në polici, ku do t’i merret një dëshmi për rastin dhe arsyet që e çuan në këtë veprim.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje, duke mbledhur prova dhe duke vazhduar hetimet mbi ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb