Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti rrugor i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se janë plagosur tetë persona, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Land Rover”.

Sipas gazetares Kodra, dy prej të plagosurve, që janë edhe vëllezër, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të rrugës së ish-minierës së qymyrit, në fshatin Vërdovë të Pogradecit, teksa rruga ka qenë shumë e vështirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: