Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec.

Ngjarja sapo ka ndodhur, teksa 1 mjet zjarrfikëse ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar shuarjen e flakëve, raporton gazetarja Lorena Kodra.

Ndërkohë paraprakisht mësohet se ka vetëm dëme materiale të paktën te dhoma ku ka qenë e vendosur bombola.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 13:25, në lagjen nr. 5, në banesën e shtetasit D. H., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: