Policia e Pogradecit ka arrestuar një të moshuar, pasi ka tentuar të vrasë me granatë dy vëllezër.

Uniformat blu njoftojnë se kanë vënë në pranga 72-vjeçarin R. F, banues në fshatin Dardhas.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes të moshuarit dhe dy vëllezërve, teksa 72-vjeçari nuk ka lejuar të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij.

Njoftimi i policisë:
Tentoi të vriste me granatë dy vëllezër, gjatë një konflikti, policia vë në pranga autorin

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: R.F., 72 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dardhas, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasit B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç (vëllezër), banues në Dardhas, duke hedhur në drejtim të tyre një granatë.

Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, shtetasi D.F., ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Nga veprimet e para të grupit hetimor ka rezultuar se autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë , si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: