Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës në Pogradec, duke konsumuar një sasi ilaçes. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se gruaja rreth të 50-ave u paraqit në gjëndje të rëndë në spitalin e Pogradecit, teksa bluzat e bardha e kanë nisur drejt kryeqytetit me urgjencë.
Sipas infromacioneve nga policia bëhet e ditur se gruaja kishte konsumuar një sasi medikamentesh.
Familjarët kanë dëshmuar për policinë se gruaja që tentoi t’i japë fund jetës është me probleme të shëndetit mendor ndërkohë policia po zbardh rrethanat e ngjarjes.