Pogradeci dhe fshatrat përreth mbetën në errësirë totale për disa orë këtë mbrëmje, për shkak se ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë 110 KV e OST.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se pas disa orësh ndërprerje të energjisë, ajo është rikthyer sërish.
Shkak për mungesën e energjisë mund të jenë bërë kushtet e vështira atmosferike ose rrufetë.
(balkanweb)