Inter është rikthyer te fitoret dhe këtë e ka bërë në mënyrën më bindëse të mundshme. Zikalëtrit kanë mposhtur në transfertë 0-5 Sampdoria-n, duke marrë një 3 pikësh që në fund mund të rezultojë deçiziv në luftën për një vend në “Champions League”.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 26-t nga Perisiç që nuk fali me kokë, ndërsa më pas deri në fundin e pjesës së parë Icardi realizoi edhe 3 gola të tjerë.

Në fraksionin e dytë të lojës argjentinasi i Interit që nuk kishte realizuar prej më shumë se 2 muajsh plotësoi ‘pokerin’, duke stampuar edhe shifrat përfundimtare në 0-5.

Pas 28 ndeshjesh në “Seria A” Inter renditet në vendin e katërt me 55 pikë, 1 më pak se Roma e vendit të 3 dhe 2 më shumë se Lazio e vendit të 5-t.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb