ITALI – Drejtësia italiane ka lënë të lirë një 42-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua më 20 janar të vitit të kaluar, pasi u kap me 93 kg kokainë të pastër në makinë. Vendimi i gjykatës për të lënë të lirë shqiptarin, ka shkaktuar polemika të shumta në Itali, ku janë ngritur dyshime për korrupsion në sistemin e drejtësisë.

42-vjeçari M.A. u arrestua në Brennero, bashkë me një tjetër shqiptar, pasi në makinën e tyre policia zbuloi 93 kg kokainë, që kapte vlerën e 18 milionë eurove.

Një vit pas arrestimit, drejtësia italiane ka lënë të lirë 42-vjeçarin, i cili është kthyer në Holandë, ku jetonte edhe përpara arrestimit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: