Nga: JETON SELIMI*

Si në çdo ceremoni të “Topit të Artë”, lindin edhe polemikat e para sa u përket votimeve të protagonistëve në garën për trofeun më të lakmuar individual. Një nga futbollistët e parë që ka dalë kundër FIFA-s është kapiteni i Kombëtares turke dhe mesfushori i Atletikos së Madridit, Arda Turan. Ky i fundit, në një intervistë deklaroi se votat e tij për trajnerin më të mirë të vitit janë ndryshuar nga delegatët e FIFA-s, pasi ai në këtë garë nuk mund të votonte askënd tjetër përveçse trajnerin e tij te Atletikos, Diego Pablo Simeone. “Delegatët më pyetën se kë preferoja si trajnerin më të mirë të vitit dhe përgjigjja ime ishte sigurisht ‘El Cholo Simeone’, ndërsa për sa i përket lojtarit më të mirë votova Kristiano Ronaldon. Por ndërkohë, kur pashë listën e publikuar nga FIFA, u befasova pa fund, pasi vura re që pikët maksimale të dhëna nga unë për trajnerin më të mirë kishin shkuar për Zhoze Murinjon, dhe Simonen e kisha renditur vetëm të tretin, pas Joakim Lëv, ndërkohë që e vërteta është krejt e kundërt, pasi unë kam votuar në vend të parë Diego Simeonen dhe pas tij kam renditur me radhë Lëv dhe Murinjon”. Në vijim, Arda Turan foli me fjalët më të mira për trajnerin argjentinas të Atletikos, ndërsa theksoi gjithashtu se në këtë mes ka një ngatërresë të madhe. “Për mua Simeone është trajneri më i mirë në botë, dhe unë personalisht nuk e krahasoj ‘El Cholon’ me asnjë teknik tjetër në botë. Do të doja që ai ta kishte fituar çmimin si trajneri më i mirë i vitit dhe më vjen shumë keq që nuk ia arriti dot. E kam thënë edhe më parë dhe po e sqaroj sërish, në mënyrë që media dhe e gjithë bota ta dinë.”
Perez
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez shprehet me besimin më të madh, se futbollisti për të cilin ai derdhi në arkat e Mançester Junajtidit, 94 milionë euro në 2009-n, teksa mendon se do ta fitojë sërish “Topin e Artë”. “Kristiano dëshiron të thyejë çdo rekord të mundshëm. Ai dëshiron të fitojë ‘Topin e Artë’ për herë të 4-t, dhe po punon fort për të triumfuar sërish, madje unë besoj se e ka nisur shumë mirë vitin. Edhe pse, ashtu siç e tha edhe vetë Ronaldo, për momentin e rëndësishme për të është që të luajë mirë skuadra dhe fillimisht ai dëshiron të fitojë sa më shumë trofe në nivel kolektiv. Nëse Kristiano vazhdon të jetë një lider në fushën e lojës për Realin e Madridit, unë jam bindur se trofetë individuale që ai do të fitojë do të jenë të shumta. Nëse vazhdon të punojë me përkushtim, Ronaldo në radhë të parë do të ndihmojë ekipin të fitojë të tjerë tituj në 2015-n.”

(d.d/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: