GJERMANI-Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, tashmë dyshuar për plagjiaturë në tezën e saj të mjekësisë, u gjend sot në qendër të një polemike tjetër përsa i përket etapës universitare, pasi shtypi gjerman ka vënë në dyshim disa deklarime në CV-në e saj.


“Informacionet në CV-në time zyrtare janë korrekte”, theksoi sot në një komunikatë Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen në përgjigje të një artikulli në të përjavshmes ”Welt am Sonntag” që hedh dyshime se ministrja kishte përdorur emrin e universitetit prestigjioz amerikan Stanford.


Në CV-në e saj të publikuar në faqen e internetit të qeverisë, ministrja konfirmon se kishte marrë pjesë në vitin 1993 në një program universitar të Stanford në cilësinë e personit që kryen një audit. Ajo shton se kishte punuar si analiste në vitin 1995 në administratën spitalore të shërbimeve shëndetësore të universitetit.


Duke cituar një zëdhënës të universitetit, e përjavshmja gjermane konfirmon se ministrja nuk ka qenë kurrë e regjistruar zyrtarisht në asnjë program universitar të vlerësuar me çertifikatë apo diplomë.

(d.d/BalkanWeb)

Etiketa: