Autori i golit dhe heroi i Kombëtares në këtë mbrëmje, Taulant Xhaka ka folur pas ndeshjes ndaj Izraelit, duke u shprehur i kënaqur me fitoren e arritur. Për Supersport, ai u shpreh:
“Babai më tha të godas pasi do të shënoj dhe ashtu bëra në të vërtetë dhe shënova. Jam i kënaqur pasi është goli im i parë në Kombëtare dhe kemi luajtur shumë mirë duke marrë fitore të rëndësishme.”

Gjithashtu mesfushori ka folur edhe në lidhje me raportet me trajnerin Panuçi:
“Polemikat me Panuçin? Nuk kam probleme me të pasi më ka dhënë besim dhe unë arrita të shënoja këtë gol të rëndësishëm.”

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: