Lionel Messi triumfoi për herë të gjashtë në garën për “Topin e Artë”, duke vendosur një tjetër rekord në karrierën e tij spektakolare. Ai la pas Virgil Va Dijk dhe Cristiano Ronaldo, por megjithëse kanë kaluar dy ditë nga ceremonia e zhvilluar në Paris, polemikat nuk janë shuar.

1191540585.jpg.0
1191540585.jpg.0

Të shumtë janë ata që kritikojnë dhënien e trofeut më të rëndësishëm individual të futbollit sulmuesit të Barcelonës. Disa mendojnë që më shumë e meritonte Van Dijk, fitues i Champions League me Liverpool, pas një sezoni si protagonist. Të tjerë, votojnë për Cristiano Ronaldo, fitues i Serie A me Juventus dhe Ligës së Kombeve me Portugalinë.

073755650 Db5020c5 524b 4c87 996c 215d5f15302a
073755650 Db5020c5 524b 4c87 996c 215d5f15302a

Në frontin tjetër të polemikave janë pozicionuar fort mediat spanjolle, përfshirë edhe ato shumë pranë Real Madrid. Megjithëse jo në mënyrë të drejpërdrejtë e përditëshmja madrilene “AS” vlerëson “Pleshtin” që ka dhënë kontributin e tij në sezonin fantastik dhe të mbushur me trofe të futbollit spanjoll. Më direkte janë mediat katalunjase të lidhura ngushë me Barcelonën.

  • foto galeri
  • foto galeri

“El Mundo Deportivo” dhe “Sport” janë shfaqur me një titull të njëjtë mëngjesin e së mërkurës, teksa i kanë kushtuar faqen e parë Lionel Messi. Sipas tyre, sulmuesi e meritoi “Topin e Artë”, pasi vijon të jetë futbollisti më i mirë në botë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: