NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
1 pulë
2 qepë, 2 thelpinj hudhër
1 spec i kuq
1 spec jeshil
100 ml verë
Kripë, piper i zi
3 domate (tuli)
Polenta:
200 gr polentë
800 ml lëng pule
30 gr gjalpë
Kripë, piper i zi
40 gr djathë parmixhano
Pergatitja
Në një tigan të thellë vendosim 4 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim copat e pulës, më pas shtojmë qepën të prerë në kubikë jo shumë të vegjel. I kaurdisim të dyja derisa qepa të fillojë të zbutet.
Shtojmë specat në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen duke rregulluar shijen me kripë dhe piper të zi. E shuajmë mishin dhe perimet me verë dhe e lemë derisa të avullojë pak alkooli. Më pas shtojmë domatet (vetëm tulin e tyre) të prerë në kubikë, vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për 15-20 minuta.
Ndërkohë përgatisim polentën. Në një tenxhere ziejmë 800 ml lëng pule, shtojmë 30 gr gjalpë, kripë dhe piper të zi. Më pas shtojmë gradualisht polentën duke e trazuar vazhdimisht derisa polenta të ziejë. Në fund shtojmë ½ e djathit parmixhano të grirë.
Servirim në pjatë polentën dhe e spërkasim me pak parmixhano duke vendosur në anë të saj mishin e pulës me salcën e gatuar. E spërkasim salcën me pak majdanoz, ndërsa polentën me pak bishta qepësh të njoma.
(da.xha/BalkanWeb)