“Punonjës Policie mbipeshe (barkdërra) të shmangen nga shërbime në vende të dukshme”. Ky ishte urdhri që doli nga Ministria e Brendshme më 9 nëntor, në kohën kur Sandër Lleshaj ishte zv.ministër, duke sjellë kështu reagime të mëdha. I ftuar në emisionin “A Show” në ‘News24’ Leshaj tha se gjithçka ishte cituar gabim, ndërsa sqaroi se ai nuk përdor kurrë terma të tillë.

PJESE NGA INTERVISTA
Krasta
: Në një nga reagimet tuaja të para publike si ministër i brendshëm, ndoshta si zv/ministër i brendshëm i periudhës të procesit presidencial, ju i jeni referuar barkut të fryrë të policëve.. si m thënë një nga reagimet para në mos reagimi i parë. ishte e rastësishme, ishte qëllimshme për të dhënë masazhin që jo vetëm një element i tillë, që është për hir të së vërtetës i dallueshëm, por që ju jeni atij që të shihni me shumë kujdes atë që ndodh në policinë e shtetit?
Lleshaj: Së pari dua të them që është citur gabim sepse nuk është në fjalorin tim dhe as në terminologjinë time përdorimi i këtyre definicionve pezhorative… nuk përdor këto terma unë. Madje është nisur një proces ndaj atij që ka vendosur në gojën tim një fjalë që nuk është e imja. Por sigurisht kam kërkuar dhe është pjesë e objektivave të mi për të arritur modernizimine policisë së shtetit në shumë aspekte. Në aspektin e pajisjes, arsimimit, trajnimit, të paraqitjes, të kondicionit fizik. Fjala ka qenë për kondicionin fizik. Policia e Shtetit është një strukturë që shumë detyra i kryen edhe përmes angazhimit fizik.

Krasta: Jeni ju i shqetësuar që njësitë policore të lagjeve, policët kanë ndërprerë stërvitjen fizike dhe qitjen për një kohë të caktuar…?
Lleshaj: Policia jonë është përdorur si një trup që shërben. Një polici që rri në kryqëzimin e rrugës, ai konsumohet gjithë jetën e tij aty. Shumë pak investojmë tek ky për ta trajnuar dhe ta motivuar. Për t’i dhënë atij kohë për t’u trajnuar. E kam objektiv të rëndësishëm, prioritar që t’i japë atyre kohë që të investojnë tek vetja e tyre. tek trupi i tyre, mendja e tyre dhe shpirti i tyre. Duhet investim. Asnjë makinë nuk mund të shërbejë pa pauza. Ndaj dhe policia duhet të bëjë trajnim fizik.

Krasta: Pse nuk është bërë?
Lleshaj: Nuk është bërë, pasi ka arsye të ndryshme. Ka të bëjë pikë së pari dhe me edukatën personale të kësaj organizate. Kështu është konceptuar, e cila kryen vetëm shërbim dhe më pas është shndërruar edhe në objekt humori për ne. i lëmë të konsumohen. Duhet që në kohën e sotme ta mirëmbajmë kapacitetin intelektual, përditë. Kjo është edhe kërkesa për policët. Ata duhet të futen në ritmin e kohës tonë, duhet të mësojnë gjuhën angleze, të mësojnë teknologjinë.

Krasta: Mos po i kërkoni shumë?
Lleshaj: Patjetër do kërkojë. Sepse kjo është detyra ime.

Krasta: Ndërkohë janë të paguar shumë pak dhe janë të lënë në një harresë. Atyre iu është blatuar edhe një lloj indiference dhe përçimi.
Lleshaj: Kjo është pjesë e kulturës tonë shtet-formuese ku përçmimin e adresojmë ku është simboli ynë. Të përçmosh ushtrinë, policë, institucione të tjera që janë thelbësore për ekzistencë tënde si komb, është një problem i thellë që kemi si shoqëri. Nuk e përdor kurrë termin ‘barkëderr’, edhe nëqoftëse ka njerëz jashtë çdo përmase, nuk e përdor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb